Burimi:
Sarandanews.com

Foto © Sarandanews.com
Panairi mbarëshqiptar i suvenireve në Sarandë për të 13-tin vit radhazi
Këtë fillim shtatori, Saranda u bë për të 13-tin vit radhazi, pritëse e Panairit të suvenireve turistike të punuara me dorë dhe me qasje mjedisore. Mbrëmjen e djeshme shiritin e këtij edicioni e preu Nënkryetari i Bashkisë së Sarandës, Florjan Sali dhe drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Joniane të Masmedias, Mjedisit dhe Informacionit, Shkëlqim Hajno. “Është një aktivitetet që bëhet për të 13-tin vit në Sarandë dhe mirëpritet nga të gjithë pushuesit e qytetit. Bashkia ka qenë gjithmonë partneri kryesor i këtij aktiviteti dhe ky aktivitet plotëson dhe shton argëtime dhe gjatë sezonit veror”, u shpreh Sali. “Kemi një numër jo të vogël artizanësh që kanë ardhur nga Kosova, Prishtina, Gjakova, Prizreni duke sjellë dhe prurje të reja. Nuk mungojnë as artizanët e Sarandës. 90% e...