Britania e Madhe: Izraeli nuk po kryen gjenocid në Palestinë

Britania e Madhe: Izraeli nuk po kryen gjenocid në Palestinë

Qeveria britanike dënoi situatën “krejtësisht të tmerrshme” në Rripin e Gazës, ndërsa tha se nuk e konsideronte atë që po ndodhte në Gazë një gjenocid, sipas “The Times”. “Qeveria nuk ka arritur në përfundimin se Izraeli po kryen një gjenocid”, thuhet në një letër të datës 1 shtator, por të raportuar dje nga media, duke cituar David Lammy kur ai ishte ende sekretar i jashtëm. Letra e tij erdhi në përgjigje të Sarah Champion, kryetares së Komitetit të Zhvillimit Ndërkombëtar të Parlamentit Britanik,  e cila kërkoi përgjigje se si politika e Britanisë së Madhe për furnizimin e vazhdueshëm të pjesëve të avionëve luftarakë F-35, që i janë dërguar në mënyrë indirekte Izraelit përputhej me detyrën e saj ndërkombëtare për të parandaluar gjenocidin. Lammy, i cili...