Kriza në Kosovë, Osmani: Të mos bllokohet Kuvendi për një nënkryetar

Kriza në Kosovë, Osmani: Të mos bllokohet Kuvendi për një nënkryetar

Kosova E Martë, 9 Shtator 2025 15:25 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka hedhur dyshime se po synohet qëllimshëm të pengohet konstituimi i Kuvendit të Kosovës nga Lista Serbe. Osmani dërgoi në Kushtetuese komente për këtë çështje, kërkoi që të lejohet funksionimi normal i Kuvendit të Kosovës edhe në kushtet kur nënkryetari serb nuk është zgjedhur. ”Përderisa kryesia e Kuvendit ka kuorum, përderisa Kuvendi ka zgjedhur në përputhje të plotë me Kushtetutën, Kuvendi si institucion nuk duhet të bllokohet. Një bllokim i tillë si instrument edhe në të ardhmen do të krijonte precedentë të rrezikshëm për paralizimin total shtetëror dhe këtu nuk po flas vetëm për komunitetet”, tha Presidentja. Osmani tha se edhe në të kaluarën ka pasur raste kur nënkryetarët e Kuvendit nuk janë...