Tenderi/ OSSH “qeras” me 6 mln euro “Ferro Betonin” e Ilir Shtufit

Tenderi/ OSSH “qeras” me 6 mln euro “Ferro Betonin” e Ilir Shtufit

Në një kohë kur situata energjitike në Shqipëri vijon të jetë shumë problematike, e konfirmuar kjo edhe nga shkëputjet e shpeshta të dritave këtë verë, sidomos në zonat turistike, institucionet që menaxhojnë fondet më të mëdha publike për këtë sektor jetik, vijojnë të shpenzojnë miliarda lekë, që nuk u duket aspak efikasiteti. Në fillim të këtij Gushti, kur vëmendja e opinionit publik ishte e ndarë mes zjarreve që përfshijë vendin nga Veriu në Jug dhe pushimeve verore, Drejtoria e Tensionit të Lartë, pjesë e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH), është angazhuar për t’i bërë një “dhuratë” të shtrenjtë kompanisë “Ferro Beton & Construction”. Në foto: Drejtori i OSSH, Blendian Dalipi Dhurata e majme është një tender me fond limit 599 milionë lekë të reja...