Media izraelite: Propozim amerikan për tërheqjen e IDF-së nga Gaza me garanci sigurie

Media izraelite: Propozim amerikan për tërheqjen e IDF-së nga Gaza me garanci sigurie

Propozimi i SHBA-ve për një marrëveshje që parashikon lirimin e të gjithë pengjeve dhe përfundimin e luftës në Gaza përfshin edhe një klauzolë për tërheqjen e forcave izraelite nga Rripi. Lajmi raportohet nga media izraelite Channel 12, duke cituar një burim të njohur me detajet. Sipas klauzolës, “tërheqja e plotë e Izraelit, pa përjashtime, përfshirë edhe nga perimetri i Gazës, do të ndodhë vetëm në bazë të aftësisë së qeverisë së re të Gazës për të garantuar sigurinë”. Në Izrael ky formulim është pritur me kënaqësi, pasi nuk imponon një tërheqje të pakushtëzuar nga territori. Ndërsa nga ana tjetër, Hamas e ka cilësuar këtë klauzolë si një “kurth”, duke argumentuar se i jep Izraelit të drejtën e vetos mbi kohën e tërheqjes dhe mbi mënyrën...