Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Kryeministri francez jep dorëheqjen! Ministri i Brendshëm: Na duhet urgjentisht një kryeministër, rrezikojmë trazira
Kryeministri i Francës, François Bayrou, ka dorëzuar dorëheqjen e tij te presidenti Macron, pas humbjes në një votim të besimit në Kuvendin Kombëtar të hënën, më 8 shtator 2025. Ai mori vetëm 194 vota mbështetje, ndërsa 364 deputetë votuan kundër tij, duke shënuar një humbje të thellë për qeverinë e tij. Ky zhvillim shënon fundin e një periudhe të shkurtër në pushtet për Bayrou, i cili ishte emëruar kryeministër në dhjetor 2024 nga presidenti Emmanuel Macron pas shpërbërjes së Kuvendit Kombëtar. Takimi me Macron zgjati rreth një orë e gjysmë. Aktualisht, Bayrou mbetet kryeministër në dorëheqje për të menaxhuar detyrat e përditshme, deri në emërimin nga Macron të pasuesit të ri, i cili do të jetë kryeministri i pestë francez që nga fillimi i mandatit të...