Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
E pazakontë/ I riu do ti dhurojë zjarrfikëse, por Zjarrfikësja e Vlorës e refuzon,mjeti shkon për Fierin…
Një gjest i pazakontë ka ndodhur së fundmi në qytetin e Vlorës. Një djalë i ri nga ky qytet ka ofruar si dhuratë një automjet zjarrfikës për shërbimin zjarrfikës të Vlorës, me qëllim forcimin e kapaciteteve të tyre në rast emergjencash. Por, burime bëjnë me dije se Zjarrfikësja e Vlorës ka refuzuar pranimin e mjetit, duke mos e marrë në përdorim e automjeti ka udhëtuar drejt Fierit. Nuk dihen ende si i riu e ka siguruar zjarrfikësen, që duket se e ka vendosur në pikëpyetje Zjarrfikësen e Vlorës për ta refuzuar.