Vijojnë sulmet ruse në Ukrainë, 21 civilë humbin jetën në rajonin e Donjetskut

Vijojnë sulmet ruse në Ukrainë, 21 civilë humbin jetën në rajonin e Donjetskut

Bota E Martë, 9 Shtator 2025 14:58 Një sulm ajror rus me bomba ka vrarë të paktën 21 civilë dhe ka plagosur shumë të tjerë në fshatin e Yarovës në rajonin lindor të Donjetskut, thanë zyrtarët ukrainas. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e përshkroi sulmin ajror si “të drejtpërdrejtë mbi njerëzit. Civilët e zakonshëm”, duke shtuar se “sulme të tilla ruse nuk duhet të lihen pa një përgjigje të përshtatshme nga bota”. Një video nga vendi i ngjarjes e ndarë nga Zelensky tregon pasojat e tmerrshme, me një numër trupash të pajetë, të veshur me rroba civile, të shtrirë në tokë. Disa nga njerëzit në pamjet filmike duket se janë të moshuar dhe shumë duken sikur kanë pësuar lëndime katastrofike. Zelensky tha se viktimat u...