625 mijë euro për rindërtimin e shkollës Pojan në Pezë. Mbyllet pas 3 vitesh

625 mijë euro për rindërtimin e shkollës Pojan në Pezë. Mbyllet pas 3 vitesh

Tre vjet më parë qeveria investoi për rindërtimin e shkollës 9- vjeçare “Rufan Hakrama” në Pojan të Pezës, pas dëmtimit që pësoi nga tërmeti i nëntorit 2019. Rindërtimi i  kësaj shkolle i kushtoi buxhetit të shtetit 625 mijë euro. Në shtator të vitit 2022 kjo shkollë u inagurua dhe hapi dyer për nxënësit e disa fshatrave të Njësisë Administrative Pezë. Por 3 vjet më pas, shkolla këtë shtator nuk i hapi dyert për të mirëpritur nxënës. Ajo është mbyllur si rezultat i uljes së numrit të nxënësve, pra mosplotësimit të kuotave. Kështu që mbi 40 fëmijë të fshatrave  Grecë, Pojanë, Gjyslykanë vitin e ri shkollor janë të detyruar ta nisin në Pezë  të Madhe. Fiksi pa nga afër gjendjen e shkollës e cila ishte bosh ...