VIDEO / Bëri drift për “Tik Tok” në zona të banuara, e pëson keq 26-vjeçari në Cërrik

VIDEO / Bëri drift për “Tik Tok” në zona të banuara, e pëson keq 26-vjeçari në Cërrik

Policia ka proceduar penalisht një 26-vjeçar, i cili është shfaqur në rrjetet sociale duke kryer manovra të rrezikshme me automjetin e tij në lagjet e qytetit të Cërrikut, duke rrezikuar edhe jetën e qytetarëve. “Në lidhje me një video të publikuar në portalin “TikTok”, në të cilën shfaqet një automjet duke kryer manovër të rrezikshme (drift), në Cërrik, sqarojmë se shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik kanë kryer veprimet për identifikimin e drejtuesit të automjetit. Drejtuesi i automjetit, shtetasi S. T., 26 vjeç, banues në Cërrik, është shoqëruar në Komisariat, bashkë me automjetin. Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. T., për veprën penale...