Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vrasja e dyfishtë, zbulohet mesazhi i drejtorit Proda për efektivët e Shkodrës
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, i dërgoi një mesazh efektivëve të Policisë Shkodër, duke theksuar se reagimi i tyre “i menjëhershëm, i guximshëm dhe profesional rezultoi me kapjen dhe çuarjen përpara drejtësisë të autorit të krimit të djeshëm”. “Gjej rastin që, nëpërmjet këtij mesazhi, të ngushëlloj familjarët e 2 viktimave, të uroj shërim të shpejtë për të lënduarit, si dhe t’i garantoj se Policia i ka vënë të gjitha kapacitetet e saj më të mira hetimore dhe operacionale në funksion të zbardhjes së rrethanave dhe përgjegjësive në lidhje me krimin e djeshëm, por edhe të ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, në qarkun Shkodër. Këtë vendosmëri e dëshmoi edhe goditja në lagjen “Guerrile”, ku informacioni i administruar me konfidencialitet...