Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ringrirja e Polit të Veriut, perde gjigante nënujore… teknologjia e lartë s’e shpëton dot Arktikun!
Propozimet për të shpëtuar mbulesën e akullt të planetit duke përfshirë perde gjigante nënujore dhe ringrirjen e akullit të Arktikut, po përhapen teksa planeti nxehet. Por asnjë nga këto ide nuk vlen, madje më keq: një studim i ri thotë se mund të shkaktojnë dëm të pariparueshëm. Shkrirja e akullit polar shoqëron ndryshimet klimatike: këto peizazhe gjigante të ngrira kanë mjaftueshëm ujë për të shkaktuar rritje katastrofike të nivelit të detit dhe rritja e temperaturave po shkakton ndryshime alarmante. Idetë për të ftohur artificialisht Arktikun dhe Antarktidën apo “gjeoinxhinieria polare” po fitojnë terren. Akademikët kanë hapur projekte kërkimore, startup-et po lulëzojnë dhe investitorët po dynden. Por për shkencëtarët, të cilët kanë publikuar studimin në Frontiers in Science, këto zgjidhje të shpejta janë një shpërqendrim i rrezikshëm. Martin...