Izraeli kërkon “zbrazjen” e Gazës, Netanyahu: Ju kemi paralajmëruar, largohuni tani!

Izraeli kërkon “zbrazjen” e Gazës, Netanyahu: Ju kemi paralajmëruar, largohuni tani!

Ushtria izraelite ka urdhëruar banorët e qytetit të Gazës të evakohen menjëherë këtë të martë përpara nisjes së një ofensive të re, një ditë pas paralajmërimeve për zgjerimin dhe shpeshtimin e sulmeve ushtarake në territor. Urdhrat për evakuim shkaktuan panik dhe hutim mes banorëve të qendrës më të madhe urbane të Rripit të Gazës. “U them banorëve të Gazës, shfrytëzojeni këtë mundësi dhe më dëgjoni me kujdes: ju kemi paralajmëruar: largohuni prej andej”, tha kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu. Kryeministri izraelit tha gjithashtu se forcat tani po organizoheshin dhe po grumbulloheshin në Qytetin e Gazës për një manovër tokësore. Kjo është zhvendosje për të disatën herë e banorëve të qytetit të Gazës ku është e përqëndruar edhe pjesa më e madhe e popullsisë palestineze. Marrja nën...