Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Kreu manovra të rrezikshme me automjet në një qender të banuar, procedohet 26-vjeçari në Cërrik
Një 26-vjeçar është proceduar nga Policia e Elbasanit pasi kreu manovra të rrezikshme me automjet në një qëndër të banuar. Shtetasi S. T. u ndëshkua me masë administrative 40 000 lekë. Njoftim i Policisë: Në lidhje me një video të publikuar në portalin “TikTok”, në të cilën shfaqet një automjet duke kryer manovër të rrezikshme (drift), në Cërrik, sqarojmë se shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik kanë kryer veprimet për identifikimin e drejtuesit të automjetit. Drejtuesi i automjetit, shtetasi S. T., 26 vjeç, banues në Cërrik, është shoqëruar në Komisariat, bashkë me automjetin. Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. T., për veprën penale...