Ushqimet dhe qiratë vijojnë të rriten, çojnë inflacionin e gushtit në 2.3%

Ushqimet dhe qiratë vijojnë të rriten, çojnë inflacionin e gushtit në 2.3%

Niveli i përgjithshëm i çmimeve pësoi rritje vjetore me 2.3% në muajin gusht me një ritëm pak më të ngadaltë se i korrikut 2.5%. Ndikimin më të lartë në inflacionin e muajit të kaluar e dhanë çmimet e ushqimeve dhe qirave. Rritja vjetore e çmimeve në muajin Gusht është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,85 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,63 pikë përqindje. Gjithashtu, çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” ndikuan me +0,21 pikë përqindje, çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,16 pikë përqindje, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me +0,14 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” ndikuan me +0,13 pikë përqindje, çmimet e...