Paketa e re për mbrojtjen e pronës dhe territorit/ Rama: Ndalimi i ndërtimeve pa leje

Paketa e re për mbrojtjen e pronës dhe territorit/ Rama: Ndalimi i ndërtimeve pa leje

“Siç nuk ka asgjë të përkryer, nuk është e tillë as kjo paketë,” u shpreh kryeministri Rama, duke theksuar se bëhet fjalë për një tërësi masash të reja, që synojnë të forcojnë kontrollin mbi territorin dhe ndërtimet, si dhe të mbrojnë integritetin e projekteve arkitektonike. Një nga pikat kryesore të paketës është mbrojtja e autorësisë së projekteve arkitektonike, të cilat sipas Kryeministrit, shpesh janë deformuar nga ndërtuesit në praktikë. “Siç nuk ka asgjë të përkryer nuk është e tillë as kjo paketë, por është një tërësi masash që do të na japin mundësinë të kemi në dorë instrumente të reja për të mbrojtur territorin, duke nisur që nga suksesi përfundimtar i një ofensive që do të zgjasë mbase edhe gjatë të gjithë mandatit të ri...