“Zjarrvënësit duhet të ndëshkohen si vrasës”/ Rama për Kodin Penal: Një ndërtesë pa leje mund ta prishësh, rigjenerimin e pyllit duhet vite të tëra ta bësh

“Zjarrvënësit duhet të ndëshkohen si vrasës”/ Rama për Kodin Penal: Një ndërtesë pa leje mund ta prishësh, rigjenerimin e pyllit duhet vite të tëra ta bësh

Edi Rama: Dënimet për zjarr duhet të jenë shumë më të rënda se dënimet për ndërtuesit pa leje. S’mund të jetë 5-10 vite dënimi për zjarrin në një zonë pylli të mbrojtur. Një ndërtesë pa leje mund ta prishësh, rigjenerimin e pyllit duhet vite të tëra ta bësh. Zjarrvënësit duhet të ndëshkohen si vrasës. Kjo është vrasje me paramendim, se së bashku me pyllin, të ikën edhe shtëpia. Kthesa e re që ne kemi marrë në rrugën e gjatë të vendosjes së rendit ligjor për çlirimin e hapësirave publike, nuk do të mbarojë pa mbaruar njëherë e mirë, jo thjesht ato ngrehina që janë instrumente të zaptimit, por vetë fenomeni. E di që ka shumë njerëz që thonë kjo do të jete si makthi i...