U ekstradua nga Republika Domenikane/ GJKKO lë në burg Vilson Pepën, pjesë e bandës së Çopjave

U ekstradua nga Republika Domenikane/ GJKKO lë në burg Vilson Pepën, pjesë e bandës së Çopjave

Gjykata e Posaçme ka vendosur të lërë në fuqi masën e arrestit në burg për Vilson Pepën, 41-vjeçarin i cili u ekstradua nga Republika Domenikane dy ditë më parë. Gjatë seancës, Pepa deklaroi se dëshironte të kthehej vetë në Shqipëri për t’u përballur me drejtësinë, por gjykata vendosi që ai të qëndrojë i arrestuar, duke marrë parasysh seriozitetin e akuzave. Pepa ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Trafikim i narkotikëve”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Hetimi, i kryer nga SPAK, ka zbuluar aktivitetin kriminal të vëllezërve Çela dhe grupit të strukturuar të quajtur “Çopja”, i përfshirë në trafikimin e 28 ton kokainë nga Amerika Latine drejt...