Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Bayrou do japë sot dorëheqjen, ja kush janë pasardhësit e tij të mundshëm për karrigen e kryeministrit
Franca po hyn në një krizë të re politike pasi qeveria e François Bayrou u rrëzua në Parlament, me 194 vota pro dhe 364 kundër. Vetë Bayrou, i cili kishte thirrur procesin e besimit duke u përpjekur të mbështeste paketën e rreptë të shkurtimeve me vlerë 44 miliardë euro për të ulur borxhin, njoftoi se do të paraqiste dorëheqjen e tij sot. Presidenti Emmanuel Macron, përballë ndryshimit të gjashtë të kryeministrit në mandatin e tij që nga viti 2017, ka përjashtuar mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme. Në një deklaratë, ai tha se kishte “marrë parasysh rezultatin” dhe do të emëronte një kryeministër të ri “në ditët në vijim”. Sipas informacioneve nga AFP, zgjedhja mund të shpallet që sot. Skenarët e trashëgimisë po qarkullojnë fuqishëm në...