Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Kemi shqiptarë të suksesshëm në diasporë si Mira Murati dhe Igli Tare”, Balluku me ambasadorët: Ju jeni sytë dhe veshët e Shqipërisë nëpër botë
Në ditën e dytë të takimit me ambasadorët e akredituar të Shqipërisë jashtë vendit, zv.kryeministrja Belinda Balluku u bëri thirrje të kenë përparësi diplomacinë ekonomike. Sipas saj një lajm shumë i mirë është krijimi i trupës së atasheve tregtarë që do të promovojnë Shqipërinë. “Ju jeni sytë dhe veshët e Shqipërisë në botë. Ju duhet të ktheheni partnerë të ministrive të linjës për sjelljen në vendin tonë të sa më shumë investitorëve të huaj. Çdo investim i huaj është një hap më tej i ekonomisë sonë drejt tregjeve ballkanike. Është lajm shumë i mirë që tashmë ministri i Jashtëm ka folur konkretisht për planin e krijimit të trupës së atasheve tregtarë që do të jenë bashkëpunëtorët tanë të ngushtë në rrugëtimin e gjatë për promovimin...