Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Masakra në Shkodër, shpallen në kërkim 2 bashkëpunëtorët/ Zbulohet arsenal armësh, dronë dhe kapsolla detonatorë
Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim edhe dy bashkëpunëtorët në masakrën e djeshme në lagjen “Qemal Stafa” të këtij qyteti, ku autori Ragip Gila qëlloi me armë zjarri dhe si pasojë humbën jetën 2 persona dhe u plagosën 2 të tjerë. Sipas policisë 39-vjeçari Barush Bregu (Bajram Bregu) dhe një 17-vjeçar janë shpallur në kërkim pasi dyshohet se kanë siguruar armatimin. Gjatë kontrollit në banesën e një shtetaseje e cila jeton jashtë vendit, shtetasit e mësipërm e përdornin si bazë për këtë aktivitete kriminale, u sekuestruan 7 armë zjarri, 45 kapsolla detonatore, municion luftarak, një Audi me targa të vjedhura, 5 dronë, laptopë dhe pajisje të tjera. Njoftimi i Policisë Shkodër Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore dhe kontrollet, me qëllim dokumentimin e rrethanave të ngjarjes së...