Masakra në Shkodër/ Publikohen pamjet e arrestimit të autorit Ragip Gila (Video)

Masakra në Shkodër/ Publikohen pamjet e arrestimit të autorit Ragip Gila (Video)

Policia e Shkodrës ka publikuar pamjet e arrestimit të autorit të masakrës së djeshme me dy viktima dhe dy të plagosur. Në videon e shpërndarë për mediat policia njofton se arrestoi në në flagrancë 28-vjeçarin Ragip Gila, banues në Shkodër, me akuzat; “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Vjedhja me armë”, “Shkatërrimi i pronës”, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja”. Atij iu gjetën dhe sekuestruan 2 armë zjarri, 1 automatik dhe 1 pistoletë me fishek në fole, 1 skafandër, 1 maskë, 1 jelek antiplumb dhe 1 shishe 1.5 l e mbushur me lëndë djegëse. Për këtë ngjarje policia ka shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë; 39-vjeçarin Barush Bregu (Bajram Bregu) dhe një 17-vjeçar që dyshohet se...