Shpenzimet për shëndetin: shumë nga taksat, shumë nga xhepi, pak për sigurim privat

Shpenzimet për shëndetin: shumë nga taksat, shumë nga xhepi, pak për sigurim privat

Sigurimi privat i shëndetit ka shënuar një rritje të dobët në pjesën e parë të këtij viti.Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, për shtatë muajt e parë të vitit 2025, primet e shkruara bruto në sigurimin e sëmundjeve kishin vlerën e 561 milionë lekëve, në rritje me 1.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Edhe vitin e kaluar ky produkt kishte shfaqur një ecuri të zbehtë, me një rritje vjetore të primeve prej 5.1%, poshtë rritjes mesatare prej 7% të tregut të sigurimeve.Në një masë të madhe, sigurimet e shëndetit ofrohen plotësisht ose pjesërisht nga punëdhënësit, në formën e përfitimeve për punonjësit, ndërsa sigurimet individuale vlerësohet se përbëjnë një pakicë në strukturën e këtij tregu.Shqipëria ka një skemë të sigurimeve shëndetësore...