Helmi brenda nesh dhe mësimi i dashurisë

Helmi brenda nesh dhe mësimi i dashurisë

Ka rrëfime popullore që, edhe pse të thjeshta në shtratin e tyre, bartin një thellësi që prek zemrën dhe e trondit mendjen. Një prej tyre është historia e vajzës që, e lodhur nga grindjet e pafundme në martesë, shkoi tek e ëma për të kërkuar një zgjidhje të dëshpëruar: “Dua ta vras burrin tim. Nuk e duroj më. Por kam frikë se mos më arrestojnë. Mund të më ndihmosh?”. Nëna, e urtë dhe e pjekur, nuk u habit. Përkundrazi, i dha një zgjidhje të çuditshme: i dha një qese me pluhur dhe i tha se ishte helm i ngadalshëm. Por para se ta përdorte, i vuri një kusht: vajza duhej të ndryshonte sjelljen e saj ndaj burrit. Duhej të bëhej e dashur, e duruar, mirënjohëse,...