Presidenti Begaj pret ministrin e Jashtëm të Qipros, theksohet forcimi i bashkëpunimit dypalësh

Presidenti Begaj pret ministrin e Jashtëm të Qipros, theksohet forcimi i bashkëpunimit dypalësh

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti në një takim Ministrin e Jashtëm të Qipros, Constantinos Kombos. Gjatë bisedës u vlerësuan marrëdhëniet e konsoliduara midis dy vendeve dhe u shpreh gatishmëria për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë. Presidenti Begaj vlerësoi se niveli i dialogut politik mes Shqipërisë dhe Qipros do të përbëjë një shtysë për rritjen e këtij bashkëpunimi dhe në këtë kontekst i është dërguar një ftesë për vizitë në Shqipëri Presidentit të Republikës së Qipros, Nikos Christodoulides. Kreu i Shtetit vlerësoi mbështetjen e Qipros për integrimin evropian të Shqipërisë, duke shprehur angazhimin e Shqipërisë për bashkëpunimin e ngushtë gjatë Presidencës së Qipros në Këshillin e BE-së vitin e ardhshëm. Ministri i Jashtëm i Qipros premtoi mbështetje të plotë...