Sot sfida “Shqipëri-Letoni”/Policia thirrje tifozëve: Mos përdorni dronë! Akset rrugore ku do të kufizohet lëvizja

Sot sfida “Shqipëri-Letoni”/Policia thirrje tifozëve: Mos përdorni dronë! Akset rrugore ku do të kufizohet lëvizja

Momenti i shumëpritur erdhi. Mbrëmjen e sotme Kombëtarja shqiptare do të luajë ndaj Letonisë. Takim i cili do të zhvillohet në “Air Albania” në orën 20:45 dhe që është i vlefshëm për kualifikueseet e Kupës së Botës 2026. Policia e Shtetit ka hartuar një plan të posaçëm masash për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit ndërkombëtar Shqipëri-Letoni. Policia do të sigurojë shoqërimin dhe mbrojtjen e futbollistëve të ekipit të Letonisë që nga aeroporti i Rinasit, deri në hotel, stadium dhe kthimin drejt aeroportit. Gjithashtu, do të sigurohet edhe shoqërimi i futbollistëve të ekipit shqiptar brenda stadiumit. Në funksion të garantimit të rendit publik, do të kryhen kontrolle të detajuara në stadium dhe në mjediset përreth për të parandaluar futjen...