Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ndërtimet pa leje në Kepin e Rodonit, Rama ndan pamjet: U shkulën të gjitha ngrehinat e “tokës së xanun”
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga prishja e ndërtimeve pa leje në Kepin e Rodonit. Në reagimin në rrjetet sociale, Rama shprehet se “u shkulën të gjitha ngrehinat e tokës së xanun dhe do të vijojë kthesa e re për Rilindjen Urbane 2.0.”. “Mirëmëngjes dhe me rivendosjen e rendit ligjor në trupin e mrekullueshëm të Kepit të Rodonit, ku u shkulën të gjitha ngrehinat e “tokës së xanun” e ku tanimë forcat e xhenjos po pastrojnë volumet e mëdha të inerteve, si edhe me vullnetin e plotë për ta vazhduar këtë kthesë të re për Rilindjen Urbane 2.0, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama