Reagon shënjestra e atentatit në Shkodër, Erogen Brajoviç: U vranë miqtë e mi, mos e lidhni emrin tim me grupet kriminale

Reagon shënjestra e atentatit në Shkodër, Erogen Brajoviç: U vranë miqtë e mi, mos e lidhni emrin tim me grupet kriminale

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur dje në qendër të Shkodrës, ku dy persona humbën jetën dhe një vajzë mbeti e plagosur, ka reaguar për mediat dhe opinionin publik Erogen Millan Vaso (Brajoviç), i cili mbeti gjithashtu i plagosur dhe sipas deklarimeve të autorit të dyshuar të ngjarjes, ishte edhe objektiv i atentatit. Ai ka shprehur ngushëllimet për viktimat dhe familjet e tyre, duke e cilësuar ngjarjen një dhimbje të madhe personale dhe plagë që nuk mbyllet, shkruan A2 CNN. Vaso ka sqaruar gjithashtu se distancohet nga çdo aludim që e lidh atë me grupe apo emra të caktuar në Shkodër, duke theksuar se është sipërmarrës dhe me të kaluar në sport e në jetën publike të qytetit. Deklarata e plotë Unë, Erogen Millan Vaso...