Tiranë/ Trafikonte nga SHBA në Shqipëri kanabis me përqindje të lartë THC, arrestohet i riu

Tiranë/ Trafikonte nga SHBA në Shqipëri kanabis me përqindje të lartë THC, arrestohet i riu

Një 24-vjeçar është vendosur në pranga nga blutë e kryeqytetit pasi akuzohet se trafikonte nga SHBA në Shqipëri, lëndë narkotike kanabis me përqindje të lartë THC. I riu është identifikuar si Franci Veizaj. Policia ka sekuestruar rreth 3.6 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis me përqindje të lartë THC, me vlerë 50 000 euro. “Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, Komisariatin e Policisë Rinas dhe Filialin Qendra Tranzite e Postës Shqiptare, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit “Destinacioni”, kundër veprimtarisë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike, nëpërmjet shërbimit postar.  Si rezultat i operacionit...