Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Reuters: Varri i një romaku të pasur zbulohet në Shqipëri
Arkeologët në Shqipëri kanë zbuluar një dhomë të madhe varri romak që daton nga shekulli III deri në të IV pas Krishtit, e para e këtij lloji e gjetur në vendin ballkanik që dikur ishte pjesë e Perandorisë Romake, shkruan sot agjencia britanike e lajmeve, Reuters. Të njoftuar nga vendasit që kishin vënë re disa gurë të pazakontë në një pllajë pranë kufirit me Maqedoninë e Veriut, stafi i Institutit të Arkeologjisë filloi gërmimet në fillim të gushtit dhe gjeti strukturën nëntokësore, pllakat e mëdha prej guri gëlqeror të së cilës ishin të gdhendura me shkronja greke. “Mbishkrimi na tregon se personi i varrosur këtu quhej Gelliano, një emër tipik i periudhës romake. Jemi të pasigurt për identitetin e individit të dytë, por ka të...