Ofensiva e Izraelit, Netanyahu ultimatum banorëve të Gazës: Largohuni menjëherë

Ofensiva e Izraelit, Netanyahu ultimatum banorëve të Gazës: Largohuni menjëherë

Kryeministri izraelit, Benjamin Netnyahu, u tha banorëve të Qytetit të Gazës që të evakuohen menjëherë, teksa ushtria e tij po përshkallëzon sulmin ndaj qendrës më të madhe urbane në territorin palestinez. Izraeli ka intensifikuar bombardimet ndaj qytetit në Rripin e Gazës në përgatitje të operacionit për të marrë kontrollin e plotë të tij, pavarësisht thirrjeve nga shtetet perëndimore dhe agjencitë e ndihmës që të mos e shtyjë përpara këtë plan. Ndërkaq, agjencia për mbrojtje civile në Gazë tha se të paktën 39 persona u vranë nga Izraeli, përfshirë 25 në Qytetin e Gazës të hënën, më 8 shtator. Paralajmërimi i Netanyahut erdhi disa orë pasi ndodhi një nga sulmet më vdekjeprurëse ndaj civilëve në Jerusalem që nga nisja e luftës në Gazë më 2023, pasi...