“Do marr hak”! Djali iu vra në kafe, babai i Kristian Kolës: Atentatorët i qëlluan në pabesi

“Do marr hak”! Djali iu vra në kafe, babai i Kristian Kolës: Atentatorët i qëlluan në pabesi

Kristian Kola SHKODËR-Babai i Kristian Kolës, i cili u vra mbrëmjen e 3 shtatorit në një lokal në Shkodër, ka paralajmëruar hakmarrje për të birin. Në një intervistë në “Shqipëria live”, babai i viktimës hedh akuza ndaj autoriteteve. Sipas tij, ndërhyrja e ambulancës u bë me vonesë, ndërsa thotë se lajmin për humbjen e djalit e mësoi nga mediat.  “E kam marrë vesh përmes mediave të huaja, doli pas pune me shokë, ka pirë një kafe. Atentatorët i qëlluan në pabesi. Nuk është rasti i parë në Shkodër që ndodh vrasje me pagesë, por burri të vret ndër sy. Këtu 99% është dora e policisë, e Shtetit që i jep këtyre atentatorëve mundësi me vra me pare. Djali ka punuar në ndërtim. Nuk ka pasur mundësi...