Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Aksident i rëndë në Has, një i vdekur dhe dy të plagosur
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Krumë-Golaj në Has. Dy automjete benz janë përplasur “kokë më kokë” me njëri-tjetrin dhe për pasojë ka humbur jetën një person, ndësa dy të tjera kanë mbetur të plagosur. Njoftimi: Rreth orës 19:50, në aksin rrugor Krumë-Golaj, shtetasi N. L., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin N. S., dhe pasagjer shtetasin Z. N. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, shtetasi N. S., si dhe kanë mbetur të lënduar drejtuesi tjetër i automjetit, shtetasi N. L., dhe pasagjeri shtetasi Z. N., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon...