Kryeparlamentarja Spiropali ‘dhuron’ zërin për nxënësit që nuk shikojnë, lexon Hamletin për nismën “Dhuro Zërin”

Kryeparlamentarja Spiropali ‘dhuron’ zërin për nxënësit që nuk shikojnë, lexon Hamletin për nismën “Dhuro Zërin”

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ishte pjesë e nismës së veçantë “Dhuro Zërin”, e cila synon të sjellë përmes zërit të figurave publike pasazhe nga letërsia botërore për Institutin e nxënësve që nuk shikojnë. Në këtë kuadër, Spiropali ka zgjedhur të lexojë një pjesë nga tragjedia e njohur “Hamleti” e William Shakespeare. Me zërin e saj, ajo interpretoi një pasazh që përshkruan një figurë të lartë dhe të vështirë për t’u kuptuar e përshkruar, për shkak të madhështisë së karakterit të tij. “I dashur Zot, përshkrimi i tij nuk pëson asnjë humbje ne gojën tuaj, ndonëse aritmetika e memories e humb toruan dhe mbytet në katalogimin sistematik të cilësive të tij. Ndonëse ai fluturon aq lart sa le që nuk e arrijmë dot...