Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Makina del nga rruga në Has, shoferi ndërron jetë
Një aksident tragjik ka ndodhur sot në fshatin Golaj të Hasit, ku një drejtues mjeti ka humbur jetën si pasojë e daljes së automjetit nga rruga. Sipas informacioneve paraprake, automjeti ka devijuar nga rruga për shkaqe ende të paqarta, duke sjellë pasoja fatale për drejtuesin. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.