Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Gjendet një granatë e pashpërthyer në tarracën e një shtëpie funerali në Fushë Krujë
PAMJE NGA VENDNGJARJA FUSHË-KRUJË-Një granatë e pashpërthyer është gjetur në tarracën e një shtëpie funerali në fshatin Kameras të Fushë-Krujës. Granata është gjetur nga pronari i godinës, A.S i cili po kryente disa rregullime. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur RENEA dhe forcat xheniere për heqjen e saj. Pronari nuk njihet si person problematik, por pak kohë më parë ka qenë pre e një zjarrvënie, ku për pasojë u dogj magazina e vjetër./ZËRI