Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Zyrtare/ Altin Dumani bisedoi në SHBA për pastrimin e parave dhe trafikun e drogës
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) njoftoi të hënën, më 8 shtator, se drejtuesi i saj, prokurori Altin Dumani, zhvilloi disa takime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fund të gushtit dhe në fillim të këtij muaji, në kuadër të bashkëpunimit kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave. Në njoftim thuhet se Dumani zhvilloi takime të nivelit të lartë gjatë vizitës zyrtare në Washington D.C., më 2 dhe 3 shtator. “Gjatë takimeve me zyrtarë të Departamentit të Shtetit, Departamentit të Drejtësisë dhe Byrosë Federale të Hetimit (FBI), u diskutua mbi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes SPAK dhe agjencive ligjzbatuese amerikane për të goditur organizatat kriminale ndërkombëtare, për të ndaluar trafikun e paligjshëm të narkotikëve dhe pastrimin e parave”,...