Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Atentati në Shkodër, dëshmia: Dyshohet të jetë paguar! Autori u rrëzua e dëmtoi këmbën
Atentati me dy viktima dhe dy të plagosur në Shkodër ishte temë e debatit në emisionin “Off the Record” me gazetarin Andrea Danglli. I ftuari për këtë temë, gazetari Igli Çelmeta ka bërë një rezyme të dinamikës së ngjarjes dhe profilin autorit Ragip Gila. Çelmeta rrëfen se autori ka shkuar me një motor në restorantin pranë bashkisë dhe kur ka parë objektivin e tij ka qëlluar me breshëri duke shkaktuar një masakër. Sipas gazetarit, deklarimet e autorit nuk e kanë bindur grupin hetimor, i cili dyshon se Gila mund të jetë paguar për të kryer këtë krim. “Ka ndodhur në 08:50 në lagjen Qemal Stafa në ambientet e një restoranti dhe shumë pranë banesës së Erogen Brajoviç. Brajovic ndodhet te trauma në gjendje të stabilizuar....