Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
VIDEO/ Mark Crawford: McGonigal ka ardhur në Shqipëri pa lejen e FBI, ka takuar disa oligarkë ku thuhet se ka marrë para
Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë, Mark Crawford, aktualisht President i institutit ‘Republikanët Jashtë SHBA’, ka folur në Edicionin ‘Ora 19’ në SYRI TV, në lidhje me dosjen dhe të dhënat e reja për ish-drejtuesin e zyrës së kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork, Charles McGonigal. Gjatë bisedës me moderatoren Armela Ferkon, Crawford ka deklaruar se, McGonigal ka ardhur në Shqipëri pa lejen e FBI dhe këtu ka takuar edhe disa oligarkë, ku thuhet se u ka marrë dhe para, duke i kërcënuar për viza apo të tjera gjëra. ‘Është interesante sepse bashkohen disa elementë, jo vetëm kinezët, apo burimet natyrore në Afrikë, por dhe rusët dhe naftën që i takon luftës në Ukrainë dhe sanksionet atje. McGonigal ka ardhur në Shqipëri pa...