Dikur punonjëse s*ksi, sot në Parlament: E kaluara ime më formoi si politikane

Dikur punonjëse s*ksi, sot në Parlament: E kaluara ime më formoi si politikane

Bota E Hënë, 8 Shtator 2025 19:24 Deputetja finlandeze Anna Kontula, një nga figurat më të njohura të majta në Parlamentin e Finlandës, ka rrëfyer për herë të parë se ka punuar si eskortë për gati dy dekada para se të futej në politikë. 48-vjeçarja tha se nuk ndjen aspak turp për të kaluarën e saj, duke e quajtur këtë eksperiencë një pjesë themelore të rrugëtimit të saj personal dhe politik. Kontula tregoi se filloi të punonte si eskortë në moshën 16-vjeçare, ndërsa jetonte në një konvikt studentor. Ajo e përshkroi vendimin si të motivuar nga vështirësi ekonomike, por edhe nga kureshtja rinore. Për gati 20 vite, ajo pati ndërprerje të herëpashershme nga puna në industrinë e seksit, por mbeti gjithnjë e angazhuar për të...