VIDEO nga operacioni në Elbasan!/ ‘Policia hape derën’, momenti kur bastisen banesat

VIDEO nga operacioni në Elbasan!/ ‘Policia hape derën’, momenti kur bastisen banesat

Një operacion kundër shpërndarjes dhe tregtimit të lëndëve narkotike në Elbasan çoi në pranga 30 persona, 14 të tjerë të janë shpallur në kërkim, ndërsa 1 person është në hetim. Publikohen pamjet e operacionit, të koduar  ‘First Day’. Në pamje dallohet momenti kur policia bastis disa prej banesave, të armatosur dhe me thirrjet ‘Policia hape derën’. Operacioni i ndjekur me metoda speciale të hetimit prej disa muajsh, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan. Gjatë operacionit u sekuestruan sasi lënde narkotike kokainë dhe kanabis, armë zjarri (pistoletë, kallashnikov), armë gjahu, sasi e konsiderueshme municioni luftarak, peshore, thika, përforcues grushti, steka duhani të dyshuara të kontrabanduara, laptop, tablet, DVR, targa automjetesh (shqiptare dhe belge), shuma parash në euro,...