Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Maska, paruke e armë”/Ja çfarë iu gjet 2 vite më parë Ragip Gilës. Si shpëtoi nga dënimi për armëmbajtje
Dy vite më parë, në fillim të dhjetorit 2023, Ragip Gila u arrestua në Shkodër pasi iu gjetën në banesë një sërë sendesh të kundraligjshme. Bëhet fjalë për maska, paruke, jelekë antiplumb, kokore metalike si të policisë, armë gjahu, municion luftarak dhe sende të tjera që dyshohet se do të përdoreshin nga grupet kriminale. Ragip Gilës iu gjetën gjithashtu edhe 1 kavanoz me 13 pako kanabis. Droga dyshohet se shitej në afërsi të shkollave, lokaleve dhe zona të ndryshme të Shkodrës. Por teksa policia e arrestoi autorin e masakrës së sotme në Shkodër, Ragip Gila kreu vetëm më shumë se 1 vit burg dhe doli nga qelia në mars të vitit 2025. Gjatë ditës së sotme u publikua vendimi i gjyqtarit të Shkodrës, Albert Keraj,...