Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Dikur punonjëse seksi, sot në Parlament! Rrëfehet deputetja: Nuk më vjen turp, e kaluara ime më formoi si politikane
Deputetja finlandeze Anna Kontula, një nga figurat më të njohura të majta në Parlamentin e Finlandës, ka rrëfyer publikisht për herë të parë se ka punuar si eskortë për gati dy dekada para se të futej në politikë. Në një intervistë për gazetën prestigjioze Helsingin Sanomat, të publikuar këtë të shtunë, 48-vjeçarja tha se nuk ndjen aspak turp për të kaluarën e saj, duke e quajtur këtë eksperiencë një pjesë themelore të rrugëtimit të saj personal dhe politik. Kontula tregoi se filloi të punonte si eskortë në moshën 16-vjeçare, ndërsa jetonte në një konvikt studentor. Ajo e përshkroi vendimin si të motivuar nga vështirësi ekonomike, por edhe nga kureshtja rinore. “Doja të përballoja jetesën dhe kjo ishte një zgjidhje mjaft racionale në rrethanat ku ndodhesha,” –...