VIDEO/ Goditet rrjeti i shpërndarjes dhe tregtimit të drogës në qarkun Elbasan, 25 të arrestuar

VIDEO/ Goditet rrjeti i shpërndarjes dhe tregtimit të drogës në qarkun Elbasan, 25 të arrestuar

Strukturat e Policisë së Elbasanit, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, kanë finalizuar megaoperacionin e koduar “First Day”, një hetim i thelluar me metoda speciale që zgjati disa muaj. Operacioni u fokusua në goditjen e personave të përfshirë në trafikun dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në territorin e qarkut Elbasan, duke përfshirë qytetet Elbasan, Librazhd, Gramsh, Cërrik, Peqin, Belsh dhe Prrenjas. Si rezultat i këtij operacioni janë ekzekutuar 25 masa sigurie “Arrest në burg” ndaj shtetasve të dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjithashtu, janë arrestuar në flagrancë 5 persona të tjerë, ndërsa një shtetas është proceduar penalisht. Në pranga ranë shtetasit: A. B., E. S., Sh. B., A. (A.) B., F. Th.,...