Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Anëtari i grupit Bajri i shpëtoi atentatit me 2 viktima! Kontrolle në fisin Lici, policia gjen tre armë zjarri
Erogen Brajoviç dhe Mustafa Lici SHKODËR-Policia e Shkodrës ka ushtruar kontroll në shtëpinë e motrës së Mustafa Licit, i cili dyshohet se qëndron pas atentatit të sotëm në Shkodër ku mbetën të vrarë 2 persona dhe 2 të tjerë të plagosur. Sipas informacioneve, Oranews mëson se gjatë kontrollit janë gjetur tre armë. Kontrolle janë kryer edhe në banesën e Mustafa Licit. Ekzistojnë dyshime se Ragip Gila, autori i vrasjeve, vepronte për llogari të Lulzim Kullës, dhëndër në familjen Lici. Pas daljes nga burgu, Ragip Gila, shoqërohej shpesh me Lulzim Kullën, kunatin e Mustafa Licit, të dy kundërshtarë të grupit Bajri në Shkodër. Konkretisht 29-vjeçari Ragip Gila hapi zjarr mëngjesin e sotëm në një lokal pranë Bashkisë së Shkodër, ku Armando Pali dhe Erogen Brajoviç ku ishin...