“Pasoja e qeverisë”/ Atentati me dy të vrarë në Shkodër, Ervin Salianji:Drejtësia e kapur, nuk mbron jetën e qytetarëve

“Pasoja e qeverisë”/ Atentati me dy të vrarë në Shkodër, Ervin Salianji:Drejtësia e kapur, nuk mbron jetën e qytetarëve

Ervin Salianji, ka reaguar pas ngjarjes tragjike të ndodhur sot në Shkodër, ku dy persona mbetën të vrarë dhe dy të tjerë të plagosur në një atentat të armatosur që ka tronditur opinionin publik. Salianji shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave dhe uroi shërim të shpejtë për të plagosurit. Ai e konsideroi këtë ngjarje jo si një rast të izoluar, por si simptomë të një sistemi të dështuar të drejtësisë dhe të një qeverisje që prodhon padrejtësi. “Ngjarja tragjike e sotme në Shkodër, me dy jetë të humbura dhe të plagosur qytetarë që dalin të sigurojnë jetën me punë, është një dhimbje e madhe për familjet e viktimave dhe për gjithë qytetin,” shkruan Salianji. Ish deputeti demokrat theksoi se autori i dyshuar i atentatit kishte...