Anijet e trafikantëve shqiptarë që çuan vajza e fëmijë në Itali, nisen drejt Sarandës e Orikumit të mbushura me lodra për jetimët

Anijet e trafikantëve shqiptarë që çuan vajza e fëmijë në Itali, nisen drejt Sarandës e Orikumit të mbushura me lodra për jetimët

Dhurata për fëmijët shqiptarë me anijet e konfiskuara nga trafikantët e qenieve njerëzore! Kjo është iniciativa e fundit e shoqatës “Demetra per la vita”, me vlerë të fortë simbolike dhe humanitare, e nisur nga Salento drejt bregdetit shqiptar, të cilës i janë bashkua Instituti Teknik Nautik “Don Tonino Bello” i Tricase dhe Lidhja Detare Santa Caterina. Angazhimi i shoqatës me seli në Brindisi vjen në kuadër të projektit “Zemrat që lundrojnë për dashuri”. Anijet e sekuestruar të trafikantëve të qenieve njerëzore që janë kapur në brigjet italiane, do të përshkojnë një itinerar solidariteti drejt Orikumit dhe Sarandës, dy qytete shqiptare që kanë ruajtur miqësi të gjata me Salenton. Projekti përfshin disa anije të sekuestruara më parë nga trafikantët e qenieve njerëzore, të cilat tani janë...