Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Lista Serbe, e akuzon KQZ-në për ‘manipulim politik’
Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit, e ka akuzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës për “manipulim politik” për shkak të përbërjes “të pabarabartë” të këshillave të vendvotimeve për numërimin e votave për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Gjatë një konference për media më 8 shtator, kjo parti pati edhe kritika me listat zgjedhore në komunat me shumicë serbe në Kosovë. Prandaj, nga Lista Serbe thanë se kanë parashtruar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Zyrtari i Listës Serbe, Igor Simiç, në një konferencë për media tha se, krahasuar me zgjedhjet parlamentare të mbajtura në shkurt të këtij viti, është vërejtur një numër më i vogël i votuesve në disa komuna, veçanërisht në Leposaviq...