Vr*u 2 persona dhe pla*osi dy të tjerë, pjesë nga dëshmia e Ragip Gilas. Tregon kush ishte objektivi

Vr*u 2 persona dhe pla*osi dy të tjerë, pjesë nga dëshmia e Ragip Gilas. Tregon kush ishte objektivi

Ragip Gila u arrestua si autori i dyshuar i masakrës së ditës së sotme në Shkodër, ku mbetën të vdekur Armando Pali dhe Liridon Kraja, si dhe u plagosën dy të tjerë, Erogen Vaso dhe kamarierja Meri Kaceri. ”Objektivi im ishte vetëm Erogen Vaso pas një problemi personal me të”, ka deklaruar Ragip Gila, raporton A2 CNN. “Erogen Vaso më ka kërcënuar dhe kisha probleme me të. Më ka bërë si i fortë dhe më ka çuar fjalë. E kam patur personale vetëm me Erogen Vason dhe doja të qëlloja vetëm atë. Pra kam patur probleme personale me të”, mësohet të ketë thënë autori i dyshuar Gila pas marrjes në pyetje në polici. Ai gjatë tentativës për t’i shpëtuar ndjekies së policisë është rrëzuar nga...