Shok i Luiz Ejllit dhe kandidat i Vangjel Dules! Jeta e Erogen Brajoviç mes politikës dhe krimit

Shok i Luiz Ejllit dhe kandidat i Vangjel Dules! Jeta e Erogen Brajoviç mes politikës dhe krimit

Erogen Vaso alias Brajoviç mendohet se ka qenë shënjestra e atentatit të sotëm në zemër të kryeqendrës së veriut, ku mbeti i vrarë miku i tij Armando Pali dhe truproja Liridon Kraja alias Lushi. Këta dy persona ishin në tavolinë me Erogen Vason dhe fatkeqësisht humbën jetën, ndërkohë vetë “i forti” i Shkodrës mbeti i plagosur, bashkë me një kamariere. Newsbomb.al raporton se Erogen Vaso alias Brajoviç është një emër i njohur për Policinë e Shkodrës dhe vetë komunitetin në kryeqendrën e veriut, për shkak të jetës kontraverse mes gjobvënies, politikës dhe krimit. 43 vjeçari e ka nisur “karrierën” në vitet 2006-2007, kur është akuzuar dhe arrestuar për veprën penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për përfitim të pasurisë”, e njohur ndryshe...